...
Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve.
Lista është shpallur pas përfundimit të procedurës së verifikimit të kritereve ligjore, në kuadër të procesit të nisur nga Gjykata e Lartë më 26 qershor 2026, për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së: një gjyqtari nga shkalla e parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.
Sipas njoftimit zyrtar, lista është si më poshtë:
Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë
Sandër Simoni – Gjykata e Lartë
Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
?? Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Manjola Xhaxho- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Ndërkohë, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shpallur datën 25 shtator (në orën 10:00) për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së.