... Nami.al

Rrezik për drejtuesit e mjeteve: Pamje të frikshme nga Fier-Vlorë, tymi pushton autostradën

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e makinave. 

Tymi i dendur dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.

Në drejtim të zonës janë nisur disa zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.