... Nami.al

PD mbledh nesër Grupin Parlamentar, vendoset nëse opozita do të marrë pjesë në Kuvend

Partia Demokratike ka njoftuar se nesër do të zhvillojnë mbledhje të Grupit Parlamentar të partisë.

Kjo mbledhje do të bëhet një orë para nisjes së seancës së parafundit në Kuvend. Ata gjithashtu kanë lënë të hapur mundësinë për pjesëmarrjen e tyre në seancë plenare.

“Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli.

Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njofton kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Opozita dy herët e fundit nuk mori pjesë në Kuvend dhe kjo shkaktoi debate, pasi disa prej deputetëve kërkuan pjesëmarrjen në seanca plenare.