... Nami.al

Aksidenti tragjik i mori jetën, gazetari Enrik Mehmeti përcillet sot për në banesën e fundit. Homazhet mbahen në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë

Gazetari Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë.

Homazhet në nderim të Enrikut do të mbahen nga ora 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Ndërsa përcjellja e gazetarit për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00.

Largimi i parakohshëm nga jeta, është një humbje e madhe për familjen, miqtë, komunitetin e gazetarëve, humbje për Vlorën e vlonjatët, për të cilët u bë zëri i munguar dhe imazhi që i përfaqësonte!