... Nami.al

“Mos bini pre e provokimeve” – Protesta në ditën e 29

Në Tiranë po mbahet dita e 29-të e protestës.

Protestuesit u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, ku më tej nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Një prej nismëtarëve të kësaj proteste, Arben Kola, u bëri thirrje qytetarëve duke thënë:

“Mes nesh ka patronazhistë që duan të nxisin dhunë.

Mos bini pre e provokimeve. Mos përdorni bilbila se shqetësoni gratë me fëmijë”, tha ai.