... Nami.al

Emri/ Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov!

Është zbardhur ngjarja e një nate më parë në zonën e Babrrusë në Tiranë, ku një 18-vjeçar qëlloi me armë zjarri drejt një servisi celularësh.

Sipas policisë, 18-vjeçari Rejsi Muça, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin me inicialen Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit.

Mësohet se nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme.

Efektivët kanë bërë të mundur lokalizimin e 18-vjeçarit rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, ku edhe është arrestuar.

Gjatë kontrollit të zonës, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit automatike të përdorur në ngjarje, si dhe municion luftarak.