...
Më në fund një deputet i PD, ka shkuar në protestën e banorëve që kundërshtojnë resortin turistik në zonën e Baks–Rrjollit.
Por deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, thotë se fajin nuk e ka oligarku Bashkim Ulaj, të cilin PD s’guxon t’ia përmend emrin, por Bashkia Shkodër.
“Tani, kjo shkresë këtu është e Bashkisë së Shkodrës, që e kam marrë në mënyrë konfidenciale sepse i fshehin. Dhe ka dhënë OK-in këtu Bashkia e Shkodrës.
Të dalin ta pohojnë, dhe mos thonë nuk kemi asnjë dijeni, s’kemi asnjë dokument, s’kemi asnjë dorë në këtë ngjarje.
Ata munden me jua thënë njerëzve të tjerë këtë variant, jo ne që po protestojmë,” – u shpreh Spahia para banorëve.
Sipas deputetit demokrat, pretendimet e mëparshme se Bashkia nuk ka pasur asnjë kompetencë apo informacion për projektin bien poshtë nga përmbajtja e kësaj shkrese, e cila mban miratimin institucional për vijimin e procedurave.
Spahia akuzoi drejtuesit vendorë për përpjekje për të shmangur përgjegjësinë publike, duke deklaruar se qytetarëve u është servirur një version që nuk përputhet me dokumentacionin zyrtar.
Por, asnjë fjalë për atë që po iu grabit pronat qytetarëve!
Thjesht është përpjekur të politizojë grabitjen, me argumentin se fajin e ka Bashkia, jo Bashkim Ulaj.