... Nami.al

Plagoset me armë zjarri një vajzë në Tiranë, e reja dyshohet se u qëllua brenda një hoteli!

Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku ka mbetur e plagosur një vajzë.

Vajza është gjetur e plagosur pranë Fakultetit Ekonomik.

Ajo është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit.

Ende nuk dihet identiteti i vajzës, por mësohet se ajo është studente.

Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.