...
Avokatja, Furtuna Sheremeti, pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, kërkoi që klienti i saj të shpallet i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës në gjyqin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sheremeti e quajti të paprecedentë dënimin e kërkuar nga Prokuroria prej 45 vjetësh.
“Nuk ka prova që të mbështesin fajësinë për asnjërën prej pikave të akuzës për Selimin. Duhet të shpallet pafajësia dhe nuk mund të flitet për masë dënimi. Megjithatë, nëse trupi gjykues arrin në masën e dënimit, pala do të flasë për kërkesën e pazakonshme të Prokurorisë. Prokuroria kërkon 45 vjet për secilin prej të akuzuarve, duke u bazuar në rregullën 163 (4) dhe me një masë dënimi të përbashkët, duke trajtuar totalitetin e pretenduar të sjelljes si një justifikim…Kërkesa e Prokurorisë është shproporcionale dhe e paprecedentë në rrethana të kësaj çështjeje që nuk është provuar. Një dënim 45 vjeçar praktikisht është një dënim me jetë. Ky nuk është proporcional, është dënim simbolik që shfaqet si një masë dënimi”, tha ajo.