... Nami.al

Marco Rubio: SHBA mbyll zyrtarisht 83% të programeve të ofruara nga USAID!

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njofton se administrata e presiedenti Donald Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të ofruara nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Shtetet e Bashkuara po anulojnë zyrtarisht 83% të programeve në USAID pas një rishikimi 6-javor”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një postim në platformën X.

Marco Rubio thotë se 5200 kontrata nga USAID janë anuluar tashmë.