... Nami.al

“Benz-i” dhe “Volkswagen” përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Fier-Patos

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Dy automjete tip “Benz” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve veçanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale.

Përshkrimi i imazhit