...
Kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me masat e sigurisë që vendoset për personat nën hetim.
Rama mëngjesin e sotëm, deklaroi se nuk do të pranojë më arrestime “pa gjyq” nga ana e SPAK. Ndërkohë që Dumani ka deklaruar se përpjekja për ta quajtur SPAK institucion represiv është e dështuar.
“E para në çdo masë sigurimi që ne kërkojmë ne njohin mirë kriteret e kodit të procedurës penale dhe përpiqemi të jemi strikt për caktimin e masës së sigurimit. Çdo hetim ka dinamikën e vet, por përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv është një përpjekje e dështuar. SPAK ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve për llogari të SPAK në raport me numrin e të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta janë për vepra penale që lidhin me krimin e organizuar.
Sa i takon veprave penale të korrupsionit dhe veprave të kryerja në detyrë, është gjithë gjeografia. 49% janë hetuar në gjendje të lirë, janë hetuar me masa arresti në shtëpi, ndalimi jashtë shtetit. Situata në raportin me SPAK nuk është ajo që paraqitet. Jemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Hidhini sytë çfarë ndodh tej SPAK.
Vetëm 9% dhe nëse i ndan shumicën absolute i zë subjekti i krimit të organizuar që për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin nuk ka masë tjetër veç arrestit me burg. Kështu që SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushtet që parashikohen në procedurën penale sa i takon llojit të masës së sigurimit”, tha Dumani.