
...
Kryeministri Edi Rama mikpriti një ditë më parë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed.
Rama ka ndarë në Facebook foto nga takimi i tyre dhe e cilëson vizitën e tij si historike.
Edi Rama: Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një vizite historike, ardhjes për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore, ju uroj javë të mbarë.
Dy delegacionet nënshkruan dy marrëveshje ditën e djeshme.
E para do të shërbejë për krijimin e një kompanie të përbashkët të prodhimit të energjisë mes të dyja shteteve që u firmos nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.
Marrëveshja e dytë lidhet me projektin e qytetit inteligjent në Shqipëri.
Në fund Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed zhvilluan një takim kokë më kokë.