... Nami.al

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda dhe epiqendra

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:11, janë regjistruar lëkundje tërmeti në Shqipëri,

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane të Mesdheut (EMSC), magnituda e tërmetit ishte 3.8 e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra u lokalizua në qarkun e Elbasanit, në disa fshatra pranë Librazhdit.

Ndërkohë thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.