... Nami.al

Panik në Durrës, hidhet nga pallati 33-vjeçarja, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës.

Mësohet se një 33-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati dhe ka humbur jetën. E reja dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor,

Durrës/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në lagjen nr.18, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati, shtetasja A. B., 33 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.