... Nami.al

Tensionet në Izrael/ Evakuohet aeroporti i Hamburgut nga frika e një sulmi terrorist

Një alarm për një sulm të mundshëm terrorist ka shkaktuar panik në aeroportin e Hamburgut në Gjermani.

Aeroporti i Hamburgut pezulloi përkohësisht të gjitha fluturimet në hyrje dhe dalj sot ne bazë të kërkesës nga policia federale.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një zëdhënës i aeroportit tha se aeroporti kishte marrë një kërcënim për të sulmuar një aeroplan me origjinë nga Teherani.

Në aeroplan, i cili u ul në aeroportin gjerman rreth orës 12:20, në bord ndodheshin 198 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se pasagjerët janë dërguar në një portë të veçantë.

Përveç disa forcave ushtarake, në vendngjarje ndodhet edhe shërbimi zjarrfikës.