... Nami.al

Izolohen një grup turistësh në Kanionin e Langaricës, emergjencat civile në Përmet vënë alarmin

Izolohen një grup turistësh të huaj në Kanionin e Langaricēs në Përmet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur para pak çastesh ndërkohë që emergjencat civile në Përmet kanë vënë alarmin.

Shkak janë bërë rreshjet intensive dhe dalja nga shtrati e lumit të Langaricës.

Për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës për në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Permet.