... Nami.al

Çështja Gërdeci/ SPAK kërkon dëshmitarë Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion i ka kërkuar Gjykatës të thirren si dëshmitarë në procesin e Fatmir Mediut në lidhje me çështjen “Gerdeci”, Aldo Bumcin dhe Shkëlzen Berishën.

Përveç tyre, SPAK ka kërkuar edhe 50 dëshmitarë të tjerë. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 29 shtator, ora 14:30.

Kujtojmë se për Mediun ka nisur gjykimi i zakonshëm, pasi prokuroria pranoi kërkesën e tij për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar