... Nami.al

Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar, 4 prej trafikantëve u kapën në Berat, çfarë sekuestroi policia

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Berat, janë vënë në pranga 4 shtetas.

Burime bëjnë me dije se në Berat janë sekuestruar:

-21 doza kokainë;

-1 përforcues grushti;

-5 aparate celularë.

Një operacion kombëtar për goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike ka shkatërruar 23 grupe kriminale. Uniformat blu kanë arrestuar mbi 200 persona ndërsa 82 të tjerë janë shpallur në kërkim.