... Nami.al

Policia jep detaje nga vrasja që tronditi mbrëmë Vlorën, si u ekzekutua 41-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës.

Viktimë ka mbetur shtetasi Leartiad Lekaj (Laert Keka), i datëlindjes 02.04.1982.

Policia ka mundësuar dhe një informacion zyrtar sa i takon ngjarjes që sipas të dhënave është një atentat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç.

Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.