... Nami.al

Zjarr gjatë natës në Orikum, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme toke

Një zjarr i madh ka rënë në hyrje të Orikumit pak pas mesnate.

Zjarri ka rënë rreth orës 01:15 minuta, ku janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme toke me shkurre.

Dy mjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë edhe nga reshjet gjatë natës, zjarri është arritur të lokalizohet. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.