... Nami.al

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, qëllohet me armë njëri, në gjendje të rëndë në spital (Emri)

Një 51-vjeçar shqiptar ka mbetur dje i plagosur në ishullin Paxos të Greqisë, pas të shtënave me armë zjarri. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Andrea Kalemi.

Ky i fundit është dërgua në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spitalin e Janinës. Mediat greke shkruajnë se sherri ka ndodhur në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paxos.

Ndër të tjera në media thuhet se fillimisht dy bashkatdhetarët kanë debatuar, më pas janë përleshur fizikisht derisa sherri ka degraduar në nxjerrjen e armës dhe plagosjen rëndë të 51-vjeçarit.

Në vend ngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete, ndërsa vijon puna për arrestimin e autorit. Policia ka emrin dhe identitetin e tij. Bëhet fjalë për shtetas shqiptar me banim në Itali.