... Nami.al

Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës: Arben Ahmetaj mund të jetë larguar nga Shqipëria?!

Gazetari Artan Hoxha, i cili kishte paralajmëruar shpërthimin e një skandali të ri për të mbuluar ngjarjen e Fushë-Krujës, reagoi pas lajmit se SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt.

Hoxha në postimin e tij paralajmëron se Ahmetaj është larguar jashtë vendit, dhe me gjasë nuk do të arrestohet, por do të shpallet në kërkim pas aprovimit që do të jepet nga Kuvendi.

Postimi i gazetari, Artan Hoxha:

Komandanti nuk me zhgenjen kurre…

Ashtu si parashikova te shtunen, se per te mbuluar skandalin e Fushe Krujes, do të plaste nje skandal me te madh per te mbuluar te parin, ashtu beri…
Ja ku jemi sot…
“Papritur” dhe “pakujtuar” kerkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…
Arben Ahmetajn aty e kishim qe prej nje viti, pse duhej ta “arrestimin” me patjeter sot, pasi u “siguruan” qe e ka kaluar kufirin shendoshe e mire???!!!!
Ja ku e keni “temen e dites” per te kaluar vapen e ketij meskorriku…

Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e perzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjehere me pas plasi “skandali me muxhahedinet”…

Ndodhi skandali me Rrajat në Fushe Kruje, qe atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjehere me pas plaset “arrestimi i ish-zevendesit te kryeministrit”….

Te lumte Komandant, je magjistar i vertete per ta lene miletin me goje hapur….