... Nami.al

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shkëmbim zjarri mes dy grupeve

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen “Xhabiej” në Shkodër.

Mësohet se disa persona kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit në një shkëmbim armësh.

Policia ndodhet në vendngjarje për hetimet e para. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur.