... Nami.al

Dhuna barbare e fisit Rraja, Rama shkarkon nga detyra ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin Bledi Çuçi. Ai ka njoftuar se të hënën do t’i dorëzojë presidentit Bajram Begaj, propozimin e tij për lirimin nga detyra e ministrit të Brendshëm Çuçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka treguar se do të propozojë që në këtë post të vendoset Taulant Balla, i cili aktualisht është kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Postimi i plotë
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.”

Shkarkimi i Çuçit erdhi pas dhunës mizore të dy vëllezërve të fisit Maja nga grupi i Rrajave në Krujë.