... Nami.al

Asnjë surprizë! Përfundon rinumërimi, Rogozhina i mbetet PS

Rinumërimi i votave për kryebashkiakun e Rrogozhinës ka përfunduar. Diferenca mes kandidatëve është 23 vota nga 30 që ka qenë më herët, por rezultati nuk ka ndryshuar.

Edison Memolla nga Partia Socialiste është i zgjedhuri i qytetarëve të Rrogozhinës edhe pas rinumërimit.

Nga këto 23 vota, 2 janë ende në diskutim pasi nuk gjenden në kuti dhe është vendosur të kontrollohet në kutitë e këshillit bashkiak për të parë nëse do të jenë aty.

I gjithë procesi është ndjekur nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.