... Nami.al

Edhe Vlora bëhet gati për “14 Majin”, mbërrijnë materialet zgjedhore

Kanë mbërritur materialet zgjedhore në Vlorë. Materialet zgjedhore janë transportuar me mjete të ushtrisë dhe janë vendosur në ambientet e Pallatit të Sportit në Vlorë dhe më pas do të nisë shpërndarja në KZAZ-të përkatëse.

Në total Bashkia e Vlorës ka 225 qendra votimi dhe katër KZAZ, 83,84,85 dhe 86.

Kujtojmë se zgjedhjet vendore do të mbahen të dielën e 14 majit, ku do të garohet në 61 bashki të vendit.