... Nami.al

Sot afati i fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve për kryetar Bashkie në KQZ

Këtë mesnatë është afati i fundit për depozitimin e kandidatëve për keyebashkiakë dhe listat me emra për Këshilltarë Bashkiakë.

Mbrëmjen e djeshme PD vendosi që të garojë në Bashkinë e Tiranës me kandidatin e saj, Roland Bejkon. Ky i fundit mori shumicën e votave të Kryesisë, përballë kandidaturës së Jonila Godoles e cila moti vetëm votën nga Roland Bejko.

Kjo e fundit pritet të kryesojë listën për Këshillat Bashkiak të kryeqytetit, megjithatë nuk ka një vendimmarrje përfundimtare nga ana e Kryesisë.

Kështu, me këtë vendim, konfirmohet se demokratët do të jenë të përçarë në 14 maj. Kjo sepse Bejko vjen si kandidat i Alibeajt dhe do të ketë përballë Belind Këlliçin, emër i dalë nga koalicioni Berisha-Meta si dhe Erion Veliajn e Partisë Socialiste.