Sociale

Studimi i Institutit të Vjenës: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së
Sociale

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përballen me sfida për të arritur standardet e Bashkimit Europian në ekonomi, çështjet sociale, qeverisje etj. Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare ka ndërtuar një platformë interaktive që mat konvergjencën në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe […]

Nis sot viti i ri akademik 2025-2026, 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë
Sociale

Studentët që ulen në auditorë po reduktohen me shpejtësi nga viti në vit, duke bërë që numri i tyre në pjesën dërrmuese të fakulteteve të jetë shumë më i ulët se kapacitetet universitare. Degët që më parë ofronin dhjetëra dhe qindra kuota studimi, në disa raste tashmë po i numërojnë studentë me gishtat e njërës […]

Eurostat: Rreth 20 mijë shqiptarë në vit morën leje pune në BE, në tre vjet ikën 13% e të punësuarve në vend
Sociale

Ndërsa shifrat e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit, ikja tashmë është në një formë tjetër, më zyrtare. Personat që vendosin të largohen po e bëjnë këtë përmes kontratave të rregullta të punës, siç referohet nga shifrat e Eurostat […]

OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë
Sociale

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi. Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej […]

“Të moshuarit ju ftojnë të vaksinoheni”/ Rama thirrje qytetarëve: Rezervoni datën dhe orën për veten dhe fëmijët
Sociale

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamjet e disa të moshuarve të cilët vaksinohen. Në videomesazh, ata i ftojnë të gjithë që të vaksinohen, ndërkohë që Rama shkruan në thirrjen e tij: “Të moshuarit ju ftojnë të vaksinoheni, për veten, për familjen, për jetën. Rezervoni datën dhe orën për veten dhe fëmijët nëpërmjet […]

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit
Sociale

Me një udhëzim të ri të Ministrisë së Arsimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të ndërlidhura prej nxënësve dhe mësuesve në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend. Sipas këtij udhëzimi, nxënësit nuk do të lejohen të përdorin telefonin celular gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës. […]

Jo vetëm Elbasani, ja cilat janë zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri
Sociale

Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për dekada në zona industriale, minerare dhe bujqësore. Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, […]

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! (Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar)
Sociale

Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së. Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth […]