Politike

Përjashtimet në PD-në e Durrësit, Noka pas akuzës së Salianjit: Bashkëpunuan me PS-në dhe morën përfitime personale
Politike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar përmes një njoftimi për mediat lidhur me akuzat që bëri ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, lidhur me përjashtimin e dy këshilltarëve nga grupi i PD-së në Bashkinë e Durrësit. Sipas Nokës, largimi i dy zyrtarëve të PD-së është bërë me kërkesë të degës lokale. Sipas tij, […]

E përjashtuan, Arlind Boshku i përgjigjet Flamur Nokës: Ndërsa ju jetoni në luks të shfrenuar, demokratët vetëm varfërohen
Politike

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Durrësit, Arlind Boshku ka reaguar pasi PD e përjashtonte atë nga Grupi i Këshilltarëve, duke e konsideruar mbështetës të Ervin Salianjit. Ai thotë se familja Boshku ka qenë në çdo fushatë e betejë të Partisë Demokratike, prej 35 vitesh, pa kërkuar asgjë në këmbim, por vetëm me shpenzimet […]

Hakmarrja e Berishës, përjashton nga PD ata që mbështetën “rivalin” e tij
Politike

Partia Demokratike përjashtoi nga grupi i saj i këshilltarëve në Bashkinë e Durrës, kryetarin e grupit Dritan Burgija, si dhe këshilltarit Arlind Boshku. Shkak është bërë mbështetja që ata i kanë dhënë lëvizjes së ish-deputetit Ervin Salianji, që kërkon reformim të strukturave drejtuese të selisë blu. Sipas vendimit zyrtar, përjashtimi është bërë “në mbështetje të […]

Kryebashkiaku i Tiranës ndërron avokat, merr ish-deputetin e PS!
Politike

Në GJKKO ka nisur seanca e radhës në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë. Në këtë seancë, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado. Vetë kryebashkiaku Veliaj nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa ka paraqitur një deklaratë ku kërkon të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i PS, i […]

“Balluku” në lupën e Brukselit, flet Marta Kos!
Politike

Brukseli po monitoron me vëmendje Shqipërinë, sa i përket çështjes “Balluku”. Nga forumi “Politico”, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, teksa e cilësoi punën e SPAK të shkëlqyer, u shpreh se rëndësi nuk ka vetëm hetimi i çështjes por edhe reagimet që sjell ajo. “Janë disa çështje, ju përmendët rastin e çështjes Balluku, të cilat […]

Vota e Spiropalit mungoi për “Ballukun”, Balla: Grupi i PS pritet të marr një vendim për deputeten!
Politike

“Merret Balla me mungesat”, tha Rama kur u pyet në konferencë nga gazetarët për arsyen e mungesës së Elisa Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut. Pyetjes nëse do të merrte masa për mungesën e Spiropalit në seancë, Balla iu përgjigj se vendimet i merr së bashku me grupin parlamentar. “Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që […]

Rama takon në ‘Vilën 30’ ministrat Lamallari, Gogu dhe Demo
Politike

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në ambientet e “Vilës 30”, ku ka mbledhur disa nga ministrat dhe drejtues të rëndësishëm të institucioneve të sigurisë. Në takim kanë qenë të pranishëm ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe ministri Ervin Demo. Gjithashtu, pjesë e mbledhjes ka qenë edhe drejtori i […]

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala në Kuvend
Politike

Një ditë pas protestës, Sali Berisha mblidhi foltoren në kryeqytet para Kryeministrisë, aty ku u hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike. Berisha tha se kryengritja ishte paqësore, dhe do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë. Lideri i opozitës tha se “ne nuk marrim pushtet me dhunë”.  “Ne dje zgjodhëm jo fjalimet, por zgjodhëm zërin, zemërimin, […]

Deputeti i PD-së: Sali Berisha u godit me spraj paralizues në protestë
Politike

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se Sali Berisha është goditur me spraj paralizues, që sipas tij është një armë luftarake. “Kur donim të dilnim te selia e Partisë Demokratike, ka pasur bllokim nga policia. Është goditur edhe zoti Berisha, bashkë me një pjesë të deputetëve. Berisha është goditur me spraj paralizues, ajo […]