... Nami.al

Flakët po përpijnë kodrat me ullishte/ Nis evakuimi i banorëve dhe ndërhyrja nga ajri në Levan

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kodrat e mbjella me ullinj në fshatin Radostinë, duke krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës.

Meqenëse flakët po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara, autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e qytetarëve për të shmangur rrezikun për jetën e tyre.

Përpjekjet e zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës po pengohen ndjeshëm nga relievi i thyer i terrenit, çka e bën pothuajse të pamundur izolimin e vatrës me mjete nga toka.

Ndërkohë ka mbërritur edhe helikopteri i Forcave të Armatosura për ndërhyrjen nga ajri dhe shuarjen e flakëve.