... Nami.al

Grupet kriminale në “sitën” e BKH-së/ Hapet sektor me 10 hetues për organizatat kriminale!

Cilat janë grupet kriminale dhe cilët janë anëtarët e tyre?

Kësaj pyetjeje dhe shumë të tjerave rreth pasurive të organizatave dhe aktivitetit të tyre, do t’i japë përgjigje Byroja Kombëtare e Hetimit, që bazuar në informacionet e kërkuara nga të gjitha agjencitë, përfshi edhe shërbimin sekret vendas, po bën hartën e krimit të organizuar në Shqipëri.

Të dhënat që do të përfshihen në një databazë të posaçme dhe të pavarur nga çdo institucion tjetër, por mblidhen nga Sektori i Analizës dhe Vlerësimit të Informacionit Kriminal, i hapur së fundmi në BKH.

Në këtë strukturë të re janë angazhuar dhjetë hetues të FBI Shqipëtari që përpunojnë informacionin kriminal duke ndërvepruar jo vetëm me prokurorët e SPAK, por edhe me agjencitë e huaja.

Kjo strukturë përpunon edhe të dhënat dhe analizon edhe të dhënat e enkriptuara nga aplikacionet si Enchro Chat dhe Sky ECC.

Këto të dhëna që grumbullohen rreth anëtarëve të grupeve, veprimtarisë së tyre në kriminalitetin vendas dhe ndërkombëtar janë sekrete./Tch