... Nami.al

Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari! (Emri)

Ka humbur jetën ditën e sotme 26-vjeçari, Xhesjon Zogu me profesion gazetar. 

Ai u aksidentua për vdekje mëngjesin e sotëm në afërsi të Vorës.

Përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për gazetarin, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe transportimit drejt Spitalit të Traumës, Xhesjon nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Aksidenti u shkaktua nga një parakalim i gabuar që solli përplasjen e dy mjeteve kokë më kokë, ndërsa edhe drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në spital në gjnedje të rëndë.