... Nami.al

Gentian Gjyli dhe Erald Elezi dalin nga “arresti shtëpiak”, GJKKO zbut masën për ish-vartësit e Ballukut

Gjykata e Posaçme vendosi të zbusë masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli, si dhe ish-administratorin e KESH-it, Erald Elezi, bashkë të pandehur me Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, për abuzime me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Të dy ndodheshin në masën e arrestit në shtëpi, e cila u zëvendësua me masat e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalimit për të dalë jashtë vendit”.

Gjyli dhe Elezi janë të pandehur në lidhje me procedurat e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Elezi është marrë i pandehur edhe për një lot të Unazës së Madhe të Tiranës.

Balluku, ndërkohë, po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa është e pandehur për tenderin e Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe.