...
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 40 metra në humnerë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa terreni i vështirë ka vështirësuar ndërhyrjen për nxjerrjen e drejtueses së mjetit.
Kjo e fundit pasi është nxjerrë është tranportuar më urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, shoferja dyshohet të ketë qenë e dehur, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rruga në fjalë, raportohet të jetë një ndër më problematiket, sidomos gjatë natës pasi nuk ka ndriçim dhe në njërin krahë as barrierë mbrojtëse.