... Nami.al

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 2 persona i hyjnë në një banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Policia njoftoi se mbrëmë, rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht.

“Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. 

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftim.