...
Drejtori i përgjithshë i burgjeve, Adriatik Kupi ka thirrur komisionin e disiplinës së burgjeve, pas sherrit me thika që ndodhi në burgun e Fierit.
Burimet bëjnë me dije se pritet të shyrtohen propozimet e burgut të Fierit që kërkon largimin nga detyra të 6 efektivëve dhe pezullimin e 2 të tjerëve.
Po ashtu, është propozuar për të mbyllyr me tre muaj masë shtesë të burgosurit e përfshirë në konflilt.
Ndërkohë, prokuroria e Fierit ka nisur hetime për të zbuluar nëse ngjarja ishte e porositur apo konflikt banal.
Denis Bajrit i është marrrë dëshmia, sipas së cilit Gjini dhe Zoto e kanë thirrë dhe sulmuar me mjete prerëse të improvizuara.
Ndërkohë, i dënuari përjetë Ardian Çapja ka kërkuar leje të lërë ambientet e qelisë nesër, pasi i ka ndërruar jetë nëna.