...
Zjarri që përfshiu malin e Krujës gjatë ditës së djeshme duke rrezikuar rreth 30 banesa, dyshohet se ka nisur pasi një banor i zonës kishte ndezur një sasi bari pranë banesës së tij.
Në orët e para, përballimi i situatës u bë nga strukturat lokale, ndërsa vetem gjatë mbrëmjes u evidentua përmasa e rrezikut të krijuar nga përhapja e flakëve.
Në vendngjarje me pass mbërritën edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe ai i Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Sipas të dhënave nga Komisariati i Krujës, rreth orës 14:30, salla operative njoftoi për një zjarr me përmasa të mëdha në lagjen “Abazaj”, i cili më pas u përhap në drejtim të malit të Krujës, pranë restorant “Horizont”.
Në këto zona u lëshua edhe urdhër evakuimi, duke u dhënë prioritet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve që ndodhen në zona të izoluara.
Për evakuimin e banorëve u angazhuan mjetet dhe strukturat e Bashkisë Krujë, MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.
Nga verifikimet e kryera nga policia rezultoi se Qemal Haxhi Berhami, i lindur më 19 shtator 1952 dhe banues në Abazaj, kishte djegur një sasi bari në afërsi të banesës së tij.
“Sot me date 08.0.8.2026, rreth ores 14:30 min jemi njoftuar nga salla opetative se ne lagjen Abaze Kruje e me pas ne malit te krujes afer Restorant Horizont, ka rene zjarr me permasa te medha.
Nga ana jone u kryen verifikimet dhe veprimet proceduariale nga ku rezulton se shtetasi Qemal Haxhi Berhami, i dtl.19.09.1952, banues ne Abaze Kruje ka djegur nje sasi bari ne afersi te baneses se tij e me pas zjarri per shkak te eres eshte perhapur ne drejtim te malit”, njoftoi Policia.
Ky rast tregon edhe njëherë, se çfarë mund të bëjë papërgjegjshmëria e një njeriu.
Mund të djegë edhe një qytet të tërë!