... Nami.al

Zjarr te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.