...
Tre automjete janë përfshirë sot në një aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, 2 të plagosur janë nisur drejt Tiranës
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy shtetas spanjollë, Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeçe, të cilët ndodheshin në Sarandë për turizëm, raporton noa.al duke cituar portalin lokal Sarandaweb.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime më të rënda.
Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.
Ndërkohë, 37-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Sarandës.
Burime jozyrtare flasin për disa të plagosur në këtë ngjarje.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në aksin Sarandë–Ksamil u ndërpre për disa minuta, ndërsa Policia po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.