...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Këshilli Kombëtar i PD ka përfunduar votimin për zgjedhjen e nënkryetarëve, krerët e Sekretariateve e Komisionit të Apelimit.
Pa surprizë dhe mes polemikash të shumta, Flamur Noka është rikonfirmuar Sekretar i Përgjithshëm, pasi në moment të fundit u zbulua se përballë tij kishte Saimir Korreshin. Ndërkohë, vetë Korreshi pranoi se vendimi ishte dhënë pikërisht ditën e zgjedhjeve.
Gazment Bardhi gjithashtu nuk lëviz nga vendi i tij si kryetar grupi dhe as Agron Gjekmarkaj, duke mbetur kështu nënkryetarë.
Emrave të tyre u bashkohen Belind Këlliçi që ka mundur Luçiano Boçin, Nikola Kedhi si përfaqësues i të rinjve dhe Erisa Bajaziti si përfaqësuese e diasporës.
Klevis Balliu, i cili bëri fushatë si nënkryetar, ka zëvendësuar Ervin Minarollin si Sekretar Organizativ duke fituar kundrejt Agron Lokës.
Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka: 184 vota
Saimir Korreshi: 84 vota
Sekretar Organizativ
Klevis Balliu
Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu
Nënkryetar
Belind Këlliçi 177 vota
Luçiano Boçi 113 vota
Nënkryetar
Jonathan Pano 101 vota
Nikola Kedhi 174 vota
Nënkryetar
Besa Manaj 69 vota
Erisa Bajaziti 193 vota
Komisioni i Apelimit
Adriana Kalaja
Besart Logu
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gentian Koçi