... Nami.al

Sulmi që tronditi Gjermaninë: Shqiptarët po transportonin paratë e drogës me një… autobus plot me njerëz

Sulmi mbi një autobus shqiptar në Gjermani gjatë vitit të kaluar tronditi opinionin publik.

Mbi ngjarjen pati shumë spekulime.

Por tashmë mediat gjermane raportojnë se gjurmët e hetimit të çojnë në Shqipëri.

Sipas këtyre medieve, nga autobusi i udhëtimit është vjedhur një shumë e madhe parash droge.

“Ishte një raportim që tmerroi mijëra pushues: Në zemër të Bavarisë, në autostradën A93 në rrethin e Kelheim, pasagjerët e një autobusi turistik dyshohet se u sulmuan dhe u grabitën.

Tani është konfirmuar: Autorët ia mbathën me një shumë të madhe parash, të cilat mund të kenë ardhur nga pazaret e drogës,” shkruan media gjermane Mittelbayerische.

Sipas informacioneve të BILD, tre të dyshuarit e detyruan një autobus të vogël me dhjetë pasagjerë dhe një shofer që të dilte nga autostrada në dalje të Aiglsbach (Bavari), duke përdorur sinjale drite si të policisë.

Ata e detyruan mjetin të ndalonte në një parking për udhëtarë.

Më pas, grabitësit zbritën nga makina e tyre dhe pretenduan se do të kryenin një kontroll në mjet.

Por, sipas policisë, burrat e armatosur kërkuan para dhe dokumente nga pasagjerët.

Sipas policisë, askush nuk u plagos gjatë grabitjes.