... Nami.al

“Varfëria është në kulm, s’duam koncerte” – Rama: Shqipëria dje u kthye lajm botëror, mos mendoni sa bukë do blinim me lekët që i dhamë Kanye West

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për koncertin e Kanye West në Tiranë, duke argumentuar rëndësinë e tij të jashtëzakonshme ekonomike dhe promovuese për Shqipërinë.

Rama i cilësoi reagimet negative si një “furi dhune dhe marrëzie”, duke theksuar se pas tyre fshihet një keqkuptim themelor mbi mënyrën se si funksionon dhe rritet ekonomia e një vendi. Sipas tij, kritikët gabojnë kur mendojnë se fondet e alokuara për evente të këtij kalibri u hiqen shtresave në nevojë.

Përkundrazi, ai përdori metaforën e bukës për të shpjeguar se zhvillimi synon rritjen e kapitalit total, në mënyrë që në fund të përfitojnë të gjithë.

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert, Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale, dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës një lajm.

Por në Shqipëri këtë herë edhe më shumë se zakonisht, ngjarja u bë një motiv i ri dasie shumë të egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti.

Kam dëgjuar të njëjtin refren: Populli s’ka bukë, s’na duhen fasadat.

Pensionistët po vdesin, s’do hanë pllakat, varfëria është në kulm, s’duam koncerte.

Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde, me kaq lekë, do merrte kaq ky, kaq ai.

Përtej hipokrizisë së tyre marramendëse, ku është një keqkuptim themelor mbi mënyrën se si zhvillohet një vend dhe se si rritet një ekonomi.

Zhvillimi s’është një bukë me madhësi fikse ku çdo euro që ndahet për një koncert, për një pensionist, i hiqet një pensionisti, një të sëmuri, apo nxënësi.

Zhvillimi është aftësia për ta bërë bukën më të madhe, që në ndarjen e saj më pas, të ketë më shumë për të gjithë”, tha Rama