... Nami.al

E rëndë në Vorë, ekzekutohet në derën e banesës 50 vjeçari! (Emri)

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Bërxullë në Vorë.

Edmond (Ali) Sula ka qenë duke u futur në banesë duke lëvizur në këmbë, kur është qëlluar me armë. 

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:10.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë. 

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.