... Nami.al

“Si thanë, u bllokuan negociatat” – Edi Rama ironizon PD-në: Ata merren me fjalë, ne me punë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Rama ironizoi deklaratat e opozitës për bllokim të negociatave, duke shkruar se puna e tyre janë llafet, ndërsa “fjala e Qeverisë është puna”.

“SHQIPËRIA NUK NDALET

Thanë negociatat u bllokuan;

thanë Samiti i NATOS u anullua;

thanë qeveria u rrëzua;

thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA”, shkruan Rama.

Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një poster me flamingo.