...
Xhoni Karaj është autori i dyshuar i plagosjes së bashkëshortes në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar, ku 40-vjeçari Karaj plagosi me thikë bashkëshorten 32-vjeçare E. Karaj.
32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, ndërsa “blutë” kanë shpallur në kërkim autorin.
Dyshohet se çifti ka pasur herë pas here konflikte. Kanë qenë banorët dhe fqinjët e çiftit që kanë lajmëruar uniformat blu.