... Nami.al

“Shteti nuk zëvendësohet me spektakël” – Deputetja e dalë nga PS kritikon Ramën: Ato 4 mln euro të Kanye West t’i kishit lënë për zjarret

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar për shumën prej 4 milionë euro që qeveria akordoi për koncertin e Kanye West.

Koçeku ka kritikuar qeverinë për këtë vendim të marrë së fundmi, duke sjellë si një dëshmi katastrofën që sipas saj u bë një vit më parë nga zjarret.

“E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu bë natyrës”, shkruan Koçeku një vit pas zjarreve të verës së kaluar, duke shtuar më tej kështu se për shkak të temperaturave të larta situata pritet që këtë vit të jetë më alarmante.

Prandaj, për këtë arsye ajo thekson se ky fond prej 4 milionë eurosh duhet të ishte investuar në parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve të emergjencave, e jo për ndërtimin e një stadiumi “një përdorim”, ku West do të perforomojë mbrëmjen e së shtunës.

“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë”, shkruan Koçeku.