...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të gjatë në Facebook, ku i kthen përgjigje atyre që, sipas tij, “i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West”.
“Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!
Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League.
Përfitimet nga ajo ngjarje ndërkombëtare sporti ishin të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme do të jenë edhe përfitimet nga kjo ngjarje ndërkombëtare muzike”, thotë kreu i qeverisë,