...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përsëritur qëndrimin e tij se Grenlanda duhet të jetë nën kontrollin e SHBA-së dhe jo të Danimarkës.
Deklarata u bë gjatë një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara.
“Duhet të kontrollohet nga SHBA, jo nga Danimarka,” u tha Trump gazetarëve.
Qëndrimi i presidentit amerikan rikthen në vëmendje debatet e mëparshme mbi statusin e Grenlandës, një territor gjysmëautonom nën sovranitetin e Danimarkës. Deklarata të ngjashme të Trump kanë shkaktuar më herët tensione diplomatike mes Uashingtonit dhe Kopenhagenit, të cilat kanë kundërshtuar çdo ide për ndryshimin e statusit të ishullit.
Grenlanda konsiderohet një territor me rëndësi të lartë strategjike për shkak të pozicionit të saj në Arktik dhe burimeve të pasura natyrore, çka e ka bërë atë objekt interesi në politikën ndërkombëtare.