...
Ka nisur në Tiranë protesta e 34-të.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e asaj që e cilësojnë si klasa e vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet vendi.
Sakaq, gjatë grumbullimit të protestuesve në sheshin “Skënderbej”, njëri nga protestuesit ka sulmuar mediat, duke kërkuar largimin e tyre nga protesta.